Përveç
sukseseve në këngë, Linda Halimi tani po merret edhe me këshilla dhe
trajnime për dobësim. Ka disa muaj që ajo ka hapur qendrën e saj të
dobësimit “Linda Halimi”, ku ka arritur të mbledhë një numër të madh të
klientëve.
Përveç Prishtinës, Linda sot (e enjte) ka hapur edhe një qendër
tjetër dobësimi në qytetin e Prizrenit dhe sipas saj edhe atje do të
ketë mjaftë shumë klientë. Ndonëse edhe fitimet për këngëtaren do të
jenë mjaftë të mira. Linda sapo ka realizuar disa foto nudo dhe siç
thotë ajo këtë e ka bërë për shkak të reklamës që qendrës së dobësimit
“Linda Halimi”. Më shumë rreth punës dhe planeve të saj flet ajo për
“Zëri”.
Jeni njëra nga këngëtaret e estradës që keni ndryshuar krejtësisht si nga pesha por edhe nga dukja, si arritët?
Është e vërtetë që kam bërë një ndryshim të madh si në dukje ashtu
edhe në peshë. Por kjo është arritur falë qendrës së dobësimit “Kalleshi
Center” në Tiranë ku nga 95 kg kam arritur ti kem 59. Dhe këtë e kam
arritur brenda disa muajve me anë të trajtimeve të ndryshme si p.sh.
elektroda, sauna, dieta dhe shumë pak fitnes. Thënë të drejtën fitnesin e
kam aplikuar vetëm sa për të forcuar muskujt dhe jo për të humbur
peshën, sepse me anë të fitnesit nuk kam humbur peshë por vetëm se e kam
mbajtur vijën e trupit.
Operacionet plastike estetike tashmë janë të hapura kudo, keni bërë ju ndonjë ndërhyrje të tillë?
Kam dëgjuar zëra që kam pasur operime të tilla estetike. Por ju them
të drejtën që jam kështu siç më ka bërë nëna ime pa asnjë ndërhyrje
kirurgjike. Peshën e kam humbur falë tretmanëve që kam pasur në Tiranë,
ku tashmë edhe trupi edhe fytyra duken më ndryshe, por nuk kam bërë
asnjë operim estetik.
Ka disa muaj që keni hapur qendrën e dobësimit “Linda Halimi” sa po frekuentohet kjo qendër nga personat publik?
Gjatë qëndrimit tim në Tiranë ku dhe humba kilogramët, menjëherë më
lindi ideja për ta hapur edhe në Kosovë një qendër të tillë dhe brenda
pak muajve e hapa. Thënë të drejtën jam shumë e kënaqur me numrin e
klientëve, sepse ka shumë prej tyre që kanë probleme me mbipeshën. Tani
edhe sot e kemi hapur edhe një qendër tjetër dobësimi në Prizren dhe
klientët sa vijnë e shtohen.
Ndërkaq sa i përket personave publik, ka shumë prej tyre, si p.sh.
kolegët e mi, Labinot Tahiri, Remzie Osmani, pastaj Ermal Fejzullahu e
shumë të tjerë të cilët janë të interesuar të humbin peshë. Trajtimi
behet me seanca. Një seance zgjat deri ne 3 ore dhe seancat bëhen 10 në
një pako, dmth seancat vijnë me pako dhe 10 ditëshi përbën një pako. Për
10 ditë humb plot 5-7 kilogramë. Gjithçka bëhet në mënyrë natyrale dhe
pa dhimbje ose efekte anësore. Jo dieta, jo ushtrime. Gjithçka do të
jetë argëtim.
Së fundi keni realizuar edhe disa foto nudo, mbase për herë të parë po ju shohim kështu?
Fotot e tilla i kam realizuar si një lloj reklame për qendrën e
dobësimit dhe këtë e kam bërë vetëm për hir të reklamës dhe asgjë
tjetër. Natyrisht që dukem zhveshur duke reklamuar trupin dhe këtë po e
bëjë për herë të parë, por thjeshtë po e tregoj suksesin e qendrës së
dobësimit me një trup të shëndoshë dhe të dobësuar.
Po me këngë çfarë jeni duke bërë?
Së fundi kam marrë një ftesë nga Ambasada Austriake për një ballo që
do ta organizoj shteti i Austrisë. Aty do të performoj me himnin e
Austrisë në gjuhën gjermane dhe më pas do të këndoj edhe disa hite
botërore.
Ndonjë plan për të ardhmen?
Sapo të kthehem nga Austria do të nisë me xhirimet e videoklipit të
ri, të një balade që e kam bashkë duet me këngëtaren Leonora Poloska dhe
besoj që kah muaji nëntor do ta plasojmë në treg. Këtë këngë bashkë me
klip do ta realizojmë më mirë se kurrë, me një stil që nuk është parë
deri më tani dhe që do të jetë një surprizë për adhuruesit e mi dhe të
Leonorës./
aeon magazine.