Tashmë nuk do jetë e nevojshme të mbushim dhëmbët me metodën
tradicionale, ashtu siç dhe ishim mësuar deri më sot! Një ekip
shkencëtarësh nga Universitet e Yale dhe Santiago në Amerikë… krijuan
një substancë kimike të re e cila premton të “vrasë” bakteret që
dëmtojnë dhe shkaktojnë zgavra në dhëmbët tona. Dhe e gjitha kjo, vetëm
për 60 sekonda!
Substanca “mrekulli” quhet Keep 32 -emër i dalë nga numri i dhëmbëve që
ne kemi dhe duke përdorur këtë substancë nuk kemi për t’i humbur kurrë!-
dhe shkatërron mikrobin streptococcus mutans, i cili shkakton prishjen e
dhëmbëve, ndërsa për orë të tëra ndalon krijimin e baktereve të tjera.
Kjo substancë mund të vendoset në pastën e dhëmbëve, në disifiktues
goje, në çamçakëz deri dhe në disa çokollata!
Pas mbylljes të një cikli studimesh dhe testimesh 7-vjeçare,
specialistët tashmë do e praktikojnë atë në klinika dentare për njeriun.
Sipas hulumtuesve, provat do të zgjasin nga 14 deri në 18 muaj dhe në
vijim është e mundur ta shikojmë këtë produkt të “shenjtë” me gjithë
asortimente e tjera të tregut, që nga pasta e dhëmbëve Colgate deri dhe
tek çokollata Hershey.
I vetmi shqetësim është se ky “ilaç” i ri është një lloj antibiotiku,
pasi arrin të vrasë bakteret. Kështu, problemi që lind me antibiotikët
është se nuk janë 100% rezultativë (sigurisht që asnjë lloj ilaçi nuk
është 100% rezulatativë) bakteret krijojnë imunitet, si rezultat ndikimi
i ilaçit me kalimin e kohës, sa vjen e do të dobësohet, deri në
momentin kur bakteret do të kenë fituar imunitet të plotë ndaj këtij
antibiotiku dhe kështu ai do të ndali së qeni.
Nuk ka komente:
Posto një koment