7.10.12

Për ‘Divën’ përgjigjet zëdhënësja

Vali Corleone, Flori Mumajesi, Besfort Hasanaj…, këta mendjet më të ndritura shqiptare po na marrin shumë në gojë… emrin. Presim edhe reagim nga Syzylgjylbehare Shipitulla… që të kompletohet lista e këtyre ‘krenarive shqiptare’ dhe pastaj do fillojmë të brengosemi,transmeton.
Deri atëherë VIVA AMOUR…”. Ka qenë ky statusi i zëdhënëses së këngëtares Adelina Ismaili, e cila ironizon deklarimet e personave të sipërpërmendur lidhur me Adelinën. Ndërkohë, po gjatë këtyre ditëve, pas hulumtimit të bërë javën e shkuar në “E Diela Shqiptare” lidhur me klikimet e blera në internet, Flori Mumajesi ka publikuar në faqen e tij këtë foto, nga ku duket se në klikimet e këngës së fundit të Adelina Ismailit “Ku ma Ke” ka edhe klikime jo të vërteta, siç janë ato në Rusi p.sh. Ndoshta ky fakt ka ndikuar që Rudina të ketë këtë reagim.

Nuk ka komente: