6.10.12

Belgjikë, iPad zëvendëson librat në shkollë, i detyrueshëm.

Dy shkolla në veri të Belgjikës kanë marrë vendim që të përdorin teknologjitë e reja në vend të librave dhe fletoreve. Kështu, ata kanë gjetur si zgjidhje tabletet Apple.
Pra, studentët e dy shkollave në Flanders do të përdorin në klasë gjatë orëve të mësimit tabletet Apple, të cilat do të zëvendësojnë librat.
Ky vendim u mor nga bordi drejtues i kolegjit Saint Pierre, si dhe nga shkolla tregtare Saint Joseph.

Aty studiojnë 710 nxënës 12-19 vjeçarë, të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në klasë pa tabletin Apple. Pra, nuk është me dëshirë, por është detyrim. Ky parakusht ka shkaktuar protesta mes nxënësve. Sa i përket anës ekonomike, ofrohet edhe opsioni i marrjes me qira të tij. Pra, ose rreth 460 euro për ta blerë, ose 160 euro në vit. Kështu, me këtë mënyrë do të ulet kostoja e mësimdhënies për libra e fletore. Por a ka ardhur koha që studentët të shkëputen totalisht nga librat në formën e njohur deri më sot? Ankimimet e prindërve pranë Ministrisë së Arsimit, sipas të cilëve ipad nuk duhet të jetë i detyrueshëm, kanë marrë përgjigje pozitive, por dy institucionet belge kanë këmbëngulur në vendimmarrjen e tyre, duke thënë se do apelojnë, pasi nuk bëhet fjalë për kosto të lartë, si dhe do të ketë kompensime.

Nuk ka komente: