UDHËZIMET RRETH VIZËS SË SHUMËLLOJSHMËRISË
Të gjithë pjesëmarrësit, duke i përfshirë edhe ata të cilët NUK do të tërhiqen, do të kenë mundësinë në mënyrë elektronike të kontrollojnë statusin e pjesëmarrjes, nëse janë tërhequr ose jo. Pjesëmarrësit duhet të ruajnë kopjen e konfirmimit që të mund t’a kontrollojnë statusin e pjesëmarrjes në faqen elektronike të viza lotarisë.

“Aplikuesi bartës” – aplikuesi në emër të të cilit është bërë tërheqja fituese do të mund të kualifikohet për vizë në qoftë se e plotëson njërin nga kushtet e poshtëshënuara:
(1) Përfundim i shkollës së mesme ose ekuivalente me të - i definuar si shkollim i suksesshëm 12 vjeçar i shkollës fillore dhe shkollës së mesme, që përfshin 4 vite të shkollës së mesme ose
(2) Dy vjet përvojë pune gjatë pesë viteve të kaluara në profesion që kualifikohet. Të gjitha profesionet nuk kualifikohen. Për të kuptuar nëse profesioni i juaj kualifikohet, konsultoni faqen e internetit, O*NET, të Departamentit për Punë në këtë adresë: http://online.onetcenter.org/. Në faqen kryesore kërkoni profesionin tuaj duke shfrytëzuar mundësinë “Find Occupations” ose duke kërkuar me fjalë kyçe sipas llojit të punës. Pastaj zgjedhni “Job Zone”. Përvoja e juaj e punës kualifikohet vetëm në qoftë se profesioni i juaj gjindet si “Job Zone” 4 ose 5 dhe në qoftë se klasifikohet si Përgatitje për Profesion të Veçantë “Specific Vocational Preparation” (SVP) e ranguar në 7.0 ose më lartë.
Në qoftë se ju nuk mund të demonstroni se kualifikoheni për vizë sepse nuk e plotësoni njërin nga këto dy kushte, atëherë mos e parashtroni kërkesën. Nëse ju refuzohet viza, pagesa e juaj nuk do të kthehet.
Në qoftë se ndonjë prej dokumentacioneve tuaja zbulohet se është falsifikuar, ju do të keni ndalesë të përhershme për vizë të SHBA.
Njoftim me rëndësi: Ka ndodhur që faqe elektronike të rrejshme të paraqiten si faqe elektronike zyrtare të qeverisë së SHBA. Disa kompani të cilat janë paraqitur rrejshëm në emër të qeverisë amerikane kanë kërkuar të holla për përgatitjen e aplikacionit për lotarinë imigruese. Zbritja, plotësimi dhe parashtrimi i aplikacioneve elektronike për programën e lotarisë imigruese nuk paguhet. Aplikuesit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme njoftohen me shkrim nga Departamenti i Shtetit, nga Qendra Konsullore në Kentaki me anë të letrës dhe JO nëpërmjet postës elektronike. Kjo letër përmban udhëzime për hapat e mëtutjeshëm në këtë proces. Asnjë organizatë ose kompani tjetër nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit që t’i informojë aplikuesit për tërheqjen e tyre si fitues.
Faqja zyrtare e lotarisë imigruese është: www.dvlottery.state.gov
Nuk ka komente:
Posto një koment