Fondacioni Nobel në krizë, zvogëlohen çmimet
Duket paksa e çuditshme, por ja që është e vërtetë, çmimet Nobel do të zvogëlohen.
Lajmi është bërë i ditur nga grupi përgjegjës për ndarjen e çmimeve
Nobel, i cili ka njoftuar se është detyruar të zvogëlojë shumën e parave
për laureatët.
Çmimet do të ulen nga 10 milionë korona suedeze në 8 milionë, që
vlerësohet si një rënie prej 1.5 milionë dollarësh. Shkak për këtë ulje
të ndjeshme mendohet të jetë bërë sigurimi i parave të nevojshme për
vazhdimësinë e dhënies së çmimeve Nobel.
Nuk ka komente:
Posto një koment