8.10.12

Mashkulli europian, në krizë seksuale

Identikiti i mashkullit europian në krizë seksuale është zbuluar nga një kërkim ndërkombëtar i “National Health and Wellness Survey”.
Gjithashtu studimi nënvizon se meshkujt impotentë jetojnë me vështirësinë dhe sikletin për t’u trajtuar nga mjeku, madje edhe mund të evitojnë mjekimin në disa raste, raporton noa.al.
“Është një ndër studiot më të mëdha të seksualitetit mashkullor. Në vitin 2011 janë intervistuar 28.511 meshkuj në moshë në 5 vendet evropiane (Itali, Francë, Spanjë, Angli dhe Gjermani), dhe kanë kompletuar një test që lidhej me cilësinë e jetës së tyre, produktivitetin profesional dhe natyrisht me jetën e tyre seksuale”, shpjegon ekspertja.
Ndër të tjera ajo thekson se impotenca ka goditur gjashtë muaj pas intervistës rreth 21 nga 125 milionë banorë të zonave më të populluara të vendeve evropiane, afërsisht rreth 17%.
Dhe ka një të re në këtë drejtim, pasi kjo epidemi nuk ka prekur vetëm të moshuarit, por edhe meshkuj të moshës së re.
Sipas ekspertëve 1 në 20 djem të moshës 18-39 vjeç vuajnë nga impotenca seksuale.
Studimi është fokusuar në karakteristikat e meshkujve impotentë europianë, të cilët merren më pak me aktivitete fizike dhe mbi të gjitha janë mbi peshë dhe përdorues duhani.
Por ekspertja nënvizon se alarmi më i madh në këtë rast lidhet me faktin se 68 % e meshkujve impotentë deklarojnë se nuk përdorin medikamente edhe nëse ato janë të rekomandueshme nga mjeku.
Një problem ky që meshkujt e vuajnë në heshtje dhe në vetmi, pasi është një problem që minon vetëbesimin e tyre.

Nuk ka komente: