
Mirëpo jo të gjithë e dinë për këtë, mbase as për shumën që paguan “YouTube”. Këngëtari Veli Sahiti i grupit “Trix” sapo është regjistruar dhe ka bërë kontratë me faqen e internetit “YouTube”. Mirëpo ai ende nuk ka njohuri se sa të holla do të fitojë nga “YouTube”. “Deri më tani nuk kam pasur njohuri se këngëtarët tanë po fitojnë të holla nga faqja e internetit ‘YouTube’.
Në realitet këtë e kam kuptuar tani dhe me të gjetur kompaninë ‘Xeni’ edhe unë tani e një muaj jam regjistruar në ‘YouTube’. Ndërkaq sa i përket pagesës, jemi marrë vesh që 80 % të fitimit ta marr unë, ndërsa 20 % ta marrë kompania e cila ka kontraktuar punën time me ‘YouTube-n”, ka thënë ai për “Zëri”.
Nga faqja e internetit “YouTube”, që për 1 milion klikime paguan 700 euro, këngëtarja Rovena Stefa nëpërmjet kompanisë “Kristal” e cila vepron në Gjermani, ka arritur të marrë një shumë të madhe të hollash. “Punën e pagesës së ‘YouTube’ e kam kuptuar dhe ka disa vjet që kam kontratë me ta nëpërmjet kompanisë ‘Kristal’ dhe në fakt për 1 milion klikime në këngën unë paguhem 700 euro.
Por këtë sukses të këngës ua dedikoj adhuruesve të cilët çdo ditë e më shumë shtohen duke klikuar këngët e adhuruara nga ta”, shton ajo. Së fundi është përfolur mjaft edhe për punën e klikimeve, për të cilën është thënë se mund të bëhen edhe dallavere të ndryshme ku estrada paguan hakerë nga Azia për të shtuar klikimet për videot e tyre në “YouTube”. Por Rovena në mënyrë kategorike nuk pranon se mund të bëhet një dallaver i tillë. “Pagesat e hakerave janë vetëm spekulime dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet manipulime me faqen e internetit “YouTube” që njihet ndërkombëtarisht. Dhe aq më pak kur në të mund të regjistrohesh me anë të kompanisë dhe ta bësh një kontratë pune. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë se hakerët mund të hyjnë te ‘YouTube’, ky është vetëm një spekulim”, thekson ajo.
Kërkohet ligji për të drejtat autoriale
Për dallim nga këngëtarët e paguar nga “YouTube”, këngëtarja Mihrie Braha nuk ka marrë ndonjë para deri më tani. Ajo më shumë është e shqetësuar për mungesën e ligjit për të drejtat e autorit dhe ky është shkaku që ajo nuk është e regjistruar në “YouTube”. “Kam pasur disa oferta nga kompani të ndryshme deri më tani për t’u bërë pjesë e faqes së internetit ‘YouTube’, mirëpo nuk kam pranuar të regjistrohem për faktin se këtu tek ne fillimisht mungon ligji për të drejtat autoriale dhe për të mos pasur probleme të ndryshme kam refuzuar të regjistrohem në ‘YouTube’.
Ndërkaq sa i përket shumave të cilët fitojnë kolegët e mi kam mësuar edhe për ato, mirëpo unë nuk kam dashur. Me miratimin e ligjit mund të ndryshoj çdo gjë dhe atëherë ndoshta mund të bëhem pjesë e saj edhe unë, mirëpo tani për tani jo”, është shprehur ajo. Sipas Mihries, edhe radiot dhe televizionet duhet të paguajnë këngëtarin për këngët e transmetuara. “Me miratimin e ligjit për të drejtat e autorit, duhet që edhe radiot dhe televizionet të na paguajnë për pankerët, e jo të përfitojnë nga puna e jonë të cilën e bëjmë me shumë mund. Nuk është lehtë të realizohet një këngë, duhet që edhe ne të mbrohemi, por tani për tani nuk kemi se ku të ankohemi”, shton ajo.
Edhe këngëtari i shumëkërkuar Meda ka disa muaj që është regjistruar në “YouTube” përmes kompanisë “Arkiva shqiptare”. Gjatë këtyre muajve ai të hollat e fituara i ka ndarë me kompaninë dhe me bashkëpunëtorët që ia kanë realizuar këngët. “Deri më tani nuk kam pasur njohuri për fitimet e këngëtarëve nga ‘YouTube’, vonë e kam kuptuar dhe tani e 3 muaj jam regjistruar në ‘YouTube’ përmes kompanisë “Arkiva shqiptare”, ku nëpërmjet avokatit tim në Gjermani kemi rënë dakord që pagesat t’i bëjmë me përqindje, unë deri më tani kam arritur të marrë 7 %, ndërkaq përqindja e mbetur ka shkuar për kompaninë, avokatin dhe disa nga bashkëpunëtorët e mi të këngës”, ka thënë ai. Meda uron që suksesin e tashëm të këngës ta ketë edhe më tej dhe falë adhuruesve ai tani ndodhet këtu ku është./aeon magazine
Nuk ka komente:
Posto një koment