
Zotëria që shikoni në fotografi, që ka veshur atë xhaketën jo firmato, është presidenti më i varfër dhe më i ndershëm në botë!
Pra, ai është José Mujica, president i Uruguait dhe ish-luftëtarëve i Tupamaros gjatë diktaturës!
Zoti Mujica, udhëton me një makinë Volkswagen që kushton vetëm 1.945 dollar dhe përbënë luksin e vetëm që i ka lejuar vetes.
Politikani 77-vjeçar, i cili nuk disponon llogari bankare, por as edhe borxhe, përfitoi para pak ditësh edhe një titull tjetër nderi, atë të presidentit më të varfër në botë!
Ky nofkë, rezultoi pas zbulimit se edhe pse rroga e tij mujore është 12.500 dollar, ai mbanë nga kjo vetëm 1.250 dollar për të shpenzimet e tija personale, ndërsa pjesa tjetër e rrogës, e cila është 90%, ia kthen arkës së shtetit për të përforcuar programet e ndihmave sociale në vend.
Siç edhe deklaroi ai vet, në një intervistë për gazetën “El Mundo”: “Me 1.250 dollar ia dalë mbanë shkëlqyeshëm për një muaj. Mundem lirshëm, pasi shumica e qytetarëve të Uruguait, jetojnë me shuma shumë të vogla se kjo”.
Ky lajmë, i cili ditët e fundit po bënë xhiron e botës, kurrsesi nuk mund të mos na vinte në mendime!
Kjo në lidhje me atë se në të vërtet sa politikanët tanë i shërbejnë popullit?
Nuk ka komente:
Posto një koment