
Sigurisht që nuk kam fjalë ta përshkruaj, por do kisha dashur që të gjitha femrat ta përjetojnë.
Aria është fëmijë i urtë apo i zhurmshëm?
Ndoshta ngaqë është fëmijë i parë ka shumë stres. Por jeta ime ka ndryshuar shumë në aspekt pozitiv, kështu që edhe natën po zgjohem me gëzimin më të madh, asnjëherë nuk bëhem nervoze, edhe pse ka kohë që jam pa gjumë.
Po kthehemi pak tek klipi i ri, të cilin do e promovosh së shpejti. Gjatë xhirimit të këngës ke qenë shtatzënë, mund të na i tregosh bashkëpunëtorët?
Është interesante se ideja për këngë të re ka qenë para se të ngel shtatzënë. Por gjatë asaj periudhe ngela shtatzënë dhe nuk kam pasur një shtatzëni shumë të lehtë (qesh), por gjithsesi vendosa ta realizoj këtë projekt. Xhirimet kanë zgjatur, po unë nuk dukem aty në klip si shtatzënë dhe ideja ka qenë që unë të mos dukem.
Në këngë ka diçka nga jeta juaj?
Absolutisht asgjë, ka qenë vetëm një këngë e imja që ia kam drejtuar burrit tim, ‘’A do plakemi bashkë’’. Ndërsa kjo këngë ka një titull më të gjatë ‘’Unë do t’i laj këmishat tua’’, që zakonisht në mentalizetin tonë ka shumë femra që lajnë këmishat e burrave të tyre ndërsa ata kanë një shoqe të pandashme ku komplimentet dhe kënaqësitë i marrin nga ato, ndërsa në shtëpi kanë një grua që kujdeset për punët dhe fëmijët. Ajo edhe pse i lan këmishat, nuk do të thotë që kënga u dedikohet atyre meshkujve të martuar që kanë shoqe plus, por edhe atyre që janë të lidhur me nënat e tyre që kanë ndikim tek ato.
Më herët është shkruar se Jehona do largohet nga muzika…
Ndoshta ka pasur momente që unë jam lodhur nga ky treg, që është jashtëzakonisht i vogël. Prishtina është shumë vend i vogël për t’u bërë i madh, por shumë vend i madh për mos të të lënë të jetosh rehat. Ne jemi një lagje e një metropoli të madh, muzikën e bëj për qejf dhe për ata që kanë dëshirë ta dëgjojnë. Jam e lumtur me ato që kam arritur në muzikë, nuk ka pasur kompromis 100%, kam bërë atë që kam dashur e nuk kam shikuar dëshirën e masës.
Çfarë pret nga klipi i fundit?
Ata që e kanë dëgjuar, të afërmit, miqtë, shoqëria e kanë pëlqyer shumë. Edhe Lavdimi që ka qenë në rrjedha vazhdimisht, edhe pse është bankier, jep mendimin e tij se ka shumë vesh për muzikë. E kanë pëlqyer shumë, po pres të pëlqehet dhe nga dëgjuesit, nuk bëhet bajat, nuk tregon ndonjë potencial të madh, e kënduar me shumë emocion. Këngën e kanë punuar Armendi dhe Aida dhe mendoj se kam punuar me njerëz profesionistë.
Nuk ka komente:
Posto një koment