Pas një mori gjërash që rrëfeu në emisionin e Arian Çanit, “Zonë e
Lirë”, për lidhjet me vajzat dhe jetën e tij luksoze, Valentino
Corleone, i njohur për publikon më shumë si Vali Corleone, ka dalë me
një deklaratë tjetër përmes Facebook-ut, duke mos reshtur të jetë në
qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe medias.
Ai së fundmi ka pohuar se është duke shqyrtuar mundësinë për të konkurruar për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Por, i pari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, duket se nuk është
duke e ndjerë aspak ‘konkurrencën’ nga kundërkandidati i mundshëm në
zgjedhjet e radhës, ndërsa i pyetur nga e përditshmja “Lajm”, se a ndjen
konkurrencë në garën e radhës, ai u shpreh: “Është një qytetar i
Republikës së Kosovës, për të cilin kam respekt, por nuk kam respekt për
ju mediat që merreni me të!”.
Nuk ka komente:
Posto një koment