
Rottweil: Kush kishte menduar se boksieri i shquar nga Kosova Luan
Krasniqi, ndonjëherë do të përdorë grushtat ndaj Familjarëve të tij.
E vërteta është se ai ka rënë në konflikt me vëllezërit e tij për shkak
të pronës familjare. Ishte data 6 Maj e këtij viti, kur Luan Krasniqi
shkoj të vizitoj nënën e tij e cila ishte shtruar në Spital për tu
operuar.
Vetëm ca minuta para se Nëna të hyj në sallën e operacionit, ku të
pranishëm ishin edhe familjarët tjerë, arriti edhe Luan Krasniqi.
Menjëher pas hyrjes së Nënës në Sallën e operacionit, mes vëllezërve dhe
familjarëve ka filluar një grindje mes tyre. Personali i spitalit
informon se Luani ka goditur njërin nga vëllezërit me grushta në kokë
ndërsa nipi i tij poashtu është grushtuar nga Luani.
E tërë grupa ka pushuar së grushtuari, por që kjo tollovi vazhdoj edhe
më tutje para Spitalit. Dëshmitarë të rastit kan informuar policinë e
cila arriti me 4 vetura në vendin e ngjarjes. Të dyja palët e
familjarëve janë ndarë nga policia së rrafuri.
Policia ka spjeguar se Nipi dhe vëllau i Luanit kishin ngritur padi para
Gjykatës, por që pas ca muajve, kjo padi është tërhequr prapa duke
spjeguar gjykatës se është bërë një marrëveshje paqësore mes
familjarëve.
Siq duket kjo marrëveshje nuk ka arritur të mbahet ashtu siq thot
tradita. Para Gjykatës vëllau i luanit së bashku me nipin kan ngritur
prap akuzën dhe kërkojnë nga Luani si dëmshpërblim për grushtimet 1200
për Nipin dhe 2000 Euro për vëllaun. Luani refuzon të paguaj këto para
dhe para Gjykatës refuzon të ketë goditur ata të dy, përderisa personali
i spitalit spjegon se ka pasur grushtime nga ana e Luanit.
Avokati i Vëllaut të Luanit si dhe djalit të tij spjegon se Luan
Krasniqi është në konflikt të rëndë me vëllaun e tij për shkak të Pronës
së patundshme në Kosovë apo edhe vetë në Gjermani.
Të dyja palët kan akuzuar njëra tjetrën se mbajnë armë në shtëpi dhe se
ditën e rsatit Luani kishte armë me vehte, gjë që shtyri gjykatën të
dërgoj policinë për kontrollimin e dyja shtëpive për armë.
Gjykata, perkatesisht prokurori i Gjykates z. Frank Grundke ka spjeguar
se të dyja palët kan tërhequr paditë, por që akuza vazhdon përmes një
proqesverbali civil dhe jo atij shtetëror.
Avokati i vëllaut të Luanit z. Bernhard Mußgnug nga Tüttlingen-i spjegon
qartë se Luani duhet ti paguaj dëmshpërblimin për grushtimet dhe se nuk
ka ndërmend të ndalet, qoftë edhe deri në instancën më të lartë të
Gjykatave.
Tani siq duket ky proces civil do vazhdoj muaj me radhe, ku gjykata do
te vendos se a do ftohen deshmitaret te cilet ishin te pranishem nga
familja si dhe ata te cilet i takonin personalit te spitalit.
Duke u bazuar në këto informacione marrë nga Gjykata, nga dëshmitarët e
spitalit dhe nga avokatura e palës së dytë, pc-netz.ch ka kërkuar
informata edhe nga bashkëfshatarët e Luan Kransiqit në Kosovë.
Sipas informatave të mbledhura, Luan Krasniqi ka pak persona të cilët
shofin atë si një njeri të drejtë por vetëm si një person me një imazhë
të thyer ndaj familjarëve të tij.
Marr nga
http://www.nrwz.de/
Nuk ka komente:
Posto një koment