Një
vajzë 14 vjeçare është bërë temë e diskutimeve në Suedi, pas publikimit
të saj në Facebook rrëfimin në të cilit tregon se si është dhunuar.
14 vjeçarja Lovisa NIstrand mbrëm në FB publikoi një video 3 minutëshe
të cilin video veç mbrëm e kanë shikuar afër 30 mijë persona.Videon e ka
publiuar ditën e njëjtë kur dhunuesi i saj është dënuar me dënim me
burg prej 9 vitesh, për dhunim të fëmijës.
Vajzën e ka dhunuar një shok i saj i cili është në i vjetër se ajo për
pesë vite. Ngjarja ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti, kur dy të
rinjtë janë shoqëruar në shtpinë e tij. Ajo vendosi ta publikojë videon
për shkak se janë përhapur shumë zëra në lidhje me rastin në fjalë.
"Jam 14 vjeçare. Vetëm 14 vjet e 4 muaj. Më ka ndodhur diçka e tmerrshme
që do ta mbaj mend gjithë jetën. Kujtohem në gjithçka. Në gjakun në
vajin", filloi vajza.
"Jetoj në Linkoping, kurse ky nuk është vend i madh. Ndjehesha sikur të gjithë të dinë gjithçka rreth këtij rasti", vazhdoi ajo.
Videoja veç më ka marrë më shumë se 600 komente, në të cilat tregohet përkrahje për këtë vajzë.
"Shumica e njerëzve më kanë thënë se edhe atyre ju ka ndodhur dhunim i
tillë, por nuk e kanë publikuar. U thash që të jenë të fuqishëm dhe ta
paraqesin rastin", thotë 14 vjeçarja Lovisa.
Nuk ka komente:
Posto një koment