12.10.12

Aguileras i pëlqen ta shfaqë seksualitetin e saj

Christina AguileraChristina Aguilera ka thënë se pëlqen ta tregje seksualitetin e saj në skenë, ndërsa këtë e dëshmojnë edhe videoklipet e këngëtares, në shumicën e të cilave ajo paraqitet thuajse gjysmë e zhveshur.
“Në moshën e caktuar në të cilën jam tash, është e rëndësishme të tregosh seksualitetin dhe kjo më pëlqen ta bëj”.
“Në skenë duhet t’i përshtatem publikut dhe këngëve të cilat i këndoj, ndërsa kur vij në shtëpi djalit tim katërvjeçar i këndoj këngë fëmijësh, të cilat janë për moshën e tij”, citon The Sun fjalët e Aguileras.
Ajo ka thënë se është e vetëdijshme se do të vijë koha kur djali do ta pyesë rreth klipeve të së kaluarës, ndërsa shpreson se do të jetë në gjendje t’ia shpjegojë se ato veprime kanë qenë të domosdoshme, pasi nëna e tij është personalitet i njohur dhe artiste./aeon magazine

Nuk ka komente: