
Në një nga xhirimet e shout real “The Houstons: On Our Own”, i cili shfaq jetën e Bobbi Kristinas, shihet qartë se ajo mban unazë fejese. Revista E! njofton se familja e saj është shokuar kur ka kuptuar se ajo planifikon të martohet me Gordon.
Në një tjetër xhirim shihet Gary Houston, vëllai i këngëtares së ndjerë, duke diskutuar me Kristinan dhe i thotë se nuk e kupton se si dikush që e ka si vëlla është bërë i dashuri i saj.
Whitney Houston asnjëherë nuk ka folur në publik për Nick Gordon, por është ditur se e konsideron si djalë të sajin pasi e ka rritur së bashku me vajzën e saj, Bobbi Kristina Brown. /aeon magazine
Nuk ka komente:
Posto një koment