10.10.12

Eliza Dushku “e impresionuar” me bukuritë e Shqipërisë

Eliza Dushku thotë se ajo çfarë e ka nxitur atë të bëjë një dokumentar për Shqipërinë kanë qenë bukuritë e vendit të të parëve të saj.

http://www.telegrafi.com/fo/vip/f.1010160113546_m.jpgAktorja e Hollywoodit me prejardhje shqiptare këto ditë ka qëndruar në Shqipëri për të promovuar dokumentarin e saj “Dear Albania”, dhe ishte mysafire në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku mes tjerash ka folur edhe për nismën e këtij dokumentari.
“Në dy vizitat e para, në njërin me babain dhe në tjetrin me nënën time, ne u mahnitem me bukuritë. S’e kishim idenë për gjithë këtë diversitet, larmi gjeografike, bregdeti, plazhet. Askush s’dinte gjë për Rivierën Shqiptare, veçse nëse ishte nga këtu apo e kishte vizituar”.
“Kështu që Fadili na tha ‘Po sikur të bënit një dokumentar?!’ Të bëjmë diçka te veçantë ndërsa vizitojmë vendin. Tashmë keni vizituar shumë qytete. Le ta realizojmë, ndërsa vizitojmë vendin. Le ta filmojmë”, ka kujtuar Eliza.

Nuk ka komente: