10.10.12

Kate Upton: Dua të luaj në filmat me James Bond

Kate Upton është shprehur se i ka të gjitha kartat në rregull për të interpretuar në një nga filmat me James Bond.
http://www.dembeli.com/wp-content/uploads/2012/10/Upton-Kate1-300x225.jpgModelja 20-vjeçare e Sport Illustrated deklaroi se roli në filmat e agjentit 007 është shumë prestigjioz: “Unë do të isha një personazh shumë i mirë, më duhet vetëm pak stërvitje për të qenë në një film të tillë.”
Bjondja deklaroi se vajza-Bond e preferuar e saj është Halle Berry, e cila ka interpretuar në filmin ‘Die Another Day’.
Kate Upton ka bërë debutimin e saj në kinematografi në filmin komedi ‘The Three Stooges’. Gjithashtu ka pasur një rol të vogël në komedinë ‘Tower Heist’, me protagonistë kryesorë Ben Stiller dhe Eddie Murphy.

Nuk ka komente: