Edhe pse nuk ishte një ditë me diell në Juan les Pins të Francës, Lady Gaga vendosi të bënte një xhiro e veshur njësoj si në një ditë të nxehtë gushti.
Këngëtarja amerikane u pa me një palë pantallona shumë të shkurtra xhins, një palë reçipeta (material xhins dhe ato) dhe me syze të mëdha duke shkuar për një darkë me stafin e saj.
Edhe pse veshjet e saj janë ekstreme, prezenca sociale e Lady Gaga është vlerësuar nga vejusha e John Lennon. Yoko Ono do i japë 26-vjeçares çmimin LennonOno, duke i njohur punën e bamirësisë dhe fushatën sensibilizuese mbi të drejtat e homoseksualëve.
Lady Gaga do e marrë çmimin në Rejkjavik të Islandës, javën e ardhshme.

Nuk ka komente:
Posto një koment