Rita Ora e lumtur me jetën luksoze
Këngëtarja
Rita Ora po jeton ëndrrën e madhe të shumë këngëtareve, të tjerë në
moshën e saj dhe më të mëdhenj. Ajo tashmë njihet si yll botëror dhe me
këtë rast edhe jeta e saj është si e një ylli. Ajo me gjithë modestinë e
saj, tregon se di ta shfrytëzojë dhe ta jetojë këtë mundësi të madhe që
i është ofruar.Një nga këto të mira që i janë ofruar kanë të bëjnë edhe
me hotelet luksoze ku ajo qëndron shpesh e që, sipas saj, nuk janë
aspak të ngjashme me ato ku ka shkuar më parë. “Më e mira është që tani
kur më duhet të vendosem në një hotel, e di se do të mund të pushoj ose
punoj pa më shqetësuar askush e asgjë. Më parë muret e dhomave ishin aq
të hollë, saqë shumë lehtë i dëgjoja të tjerët duke bërë dashuri”, – ka
thënë Rita. Rita është duke promovuar albumin e saj në botë, së fundmi
ka qenë në Australi dhe Japoni.
Nuk ka komente:
Posto një koment