Pritjes së shikuesve me sa duket po i vjen fundi, sepse data e
fillimit të transmetimit të reality-show “VIP Shpija”, në të cilin
marrin pjesë personalitetet e njohura shqiptare po afron.
Sipas
burimeve të Telegrafi.com, thuhet se edicioni i tretë i “VIP Shpija” do
të fillojë të shfaqet ekskluzivisht në platformën e televizionit
digjital IPKO-DigitAlb që nga data 22 tetor.
Merret vesh se transmetimi i shout real “VIP Shpija 3” do të jetë 24
orë live, ndërsa përmbledhja javore e spektaklit televiziv do të bëhet
çdo të hënë, gjatë orëve të mbrëmjes.
Kostoja e abonimit për tërë spektaklin më të madh të VIP-ave
shqiptarë thuhet se do të jetë 4 euro, ndërsa forma e pagesës për abonim
mendohet se do të jetë e ngjashme me atë të Big Brother, domethënë
përmes dyqaneve zyrtare të kompanisë IPKO.
Ndërsa, për abonentët e pakove 1 vjeçare (Family, Premium apo Premium
HD) edicioni i ri i spektaklit “VIP Shpija” do të jetë falas. /aeon magazine
Nuk ka komente:
Posto një koment